Hapësire reklamuese

Politikë

Regjistrimi i votës së diasporës, KQZ: 30 mijë aplikime në një javë, mbi 5 mijë persona të refuzuar për dokumente të parregullta

Shkruar nga Newsbomb
Regjistrimi i votës së diasporës, KQZ: 30 mijë aplikime
diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të dhënat e javës së parë të aplikimeve të diasporës. Mësohet se rreth 30 mijë shqiptarë duan të votojnë nga jashtë vendit, ndërsa vetëm 10 mijë prej tyre janë pranuar për të marrë fletën e votimit në vendin ku ata jetojnë.

KQZ bën me dije se më shumë se 5,900 persona janë refuzuar nga komisioni, sepse nuk kanë paraqitur dokumente të rregullta që provojnë adresën në vendin ku kërkojnë t’u shkojë zarfi.

Ndërkohë nga të dhënat e deri tanishme rezulton se të paktën 1 në 3 persona nuk e ka kuptuar si duhet procesin. Megjithatë KQZ thekson se të gjithë ata kanë të drejtë të aplikojnë përsëri deri në 4 mars kur mbyllen regjistrimet.

Mbi 590 shqiptarë kanë përdorur një pasaportë apo një kartë identiteti të skaduar, por regjistrimi u është bërë. Në 3 kërkesa vetëm 1 është grua, pasi të dhënat tregojnë për aplikues meshkuj 66 % dhe vetëm 34 % gra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese