Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Refuzuat dy herë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, Bardhi i përgjigjet Peleshit: Po tregoni sa të paftyrë jeni

Shkruar nga Newsbomb
“Refuzuat dy herë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, Bardhi
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Niko Peleshi, i cili nga Korça ka komentuar protestën e opozitës që pritet të mbahet të hënën.

Peleshi tha se opozita nuk duhet të protestojë për vendimin e Gjykatës, teksa tha se reforma në drejtësi është votuar nga 140 deputetë.

Bardhi shkruan se “përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë”.

“Nuk ka vendim më të lartë përfundimtar dhe pa asnjë mundësi rishikimi sesa vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste refuzoi 2 herë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar të dorëzojë para drejtësisë bashkëpunëtoren e Edi Ramës, ish-ministren dhe deputeten Olta Xhaçka.

Nga ky moment, përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

Nuk mund të ketë një drejtësi me telekomand kundër opozitës, dhe një drejtësi që injorohet kur godet bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Që nga momenti që Kushtetuta u gris për llogari të korrupsionit të Olta Xhaçkës, çdo grimcë e respektit ndaj shtetit ligjor, zhduket.

Është detyrë dhe mision i opozitës që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese