Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Reagimi i Ramës për Veliajn, Basha: Edhe kryeministri në “klubin” anti-SPAK, ora e drejtësisë po afron

Shkruar nga Newsbomb
Reagimi i Ramës për Veliajn, Basha: Edhe kryeministri në
Lulzim Basha

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar pas reagimit publik të kreut të qeverisë, Edi Rama, sa i përket arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Basha thotë se “arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK”.

Sipas tij ora e llogaridhënies po afron dhe këtë sipas demokratit euroatlantik e vërteton qartë gjuha dhe sjellja e kryeministrit Rama.

“Edi Rama edhe me zë e figurë në klubin anti-SPAK. Arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.

Sa më afër ora e llogaridhënies, aq më e shfrenuar gjuha dhe sjellja e kryeministrit me rekordet më të zeza të korrupsionit, sepse po i del nga hundët padrejtësia që ka bërë kundër familjeve shqiptare. Ora e drejtësisë po afron”, shkruan Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese