Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rastësi apo arrestime të detyruara?! Këlliçi zbardhi dje skemën e vjedhjes në Bashkinë e Tiranës dhe "pengmarrjen" e prokurorit të SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Rastësi apo arrestime të detyruara?! Këlliçi zbardhi dje

Ish-deputeti Belind Këlliçi ka kërkuar përsëri nga Prokuroria e Posaçme që të dërgojë menjëherë përpara drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliaj në Bashkinë Tiranë, së bashku me këtë të fundit. Sipas tij, kryebashkiaku e ka kthyer institucionin në monumentin më të madh të korrupsionit në vend.

"U bënë sot 334 ditë nga regjistrimi i kallëzimit penal që kam depozituar në SPAK ndaj kompanisë famoze 5D KONSTRUKSION. Kompania e vartësve të pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ku truri është drejtori i korruptuar i Bashkisë Tiranë, Maringlen Qato", është shprehur Këlliçi.

Sipas politikanit demokrat, kompania 5D KONSTRUKSION ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e Erion Veliaj.

"Gjatë hetimeve të cilat po drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës dhe të bëra publike në media, janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata të cilat kanë hapur kutinë e pandorës. Nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema sesi këta vartës të Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me chartera të tyre nga vëndet fqinje", ka vijuar ai.

Ky reagim është bërë dje, më 27 Mars nga politikani demorkat Belind Këlliçi duke kërkuar nga SPAK një reagim për kallëzimin e tij. Madje, ai foli dhe për një "pengmarrje" apo "kërcënim" të prokurorit të çështjes Kloddian Braho.

"Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më? Mbase përgjigjen do ta gjejmë tek kallëzimi penal që Mirel Mërtiri bëri kundër këtij prokurori, duke e akuzuar atë si të lidhur me krimin e organizuar në vend.

Pra sot, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkië e Tiranës", vijoi Belind Këlliçi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar zyrtarisht për operacionin e zhvilluar ditën e sotme në kuadër të dosjes “5D Konstruksion”. Siç bëhet e ditur janë lëshuar tre urdhër-arreste me burg, ndërsa për gjashtë personat e tjerë është vendosur masa “Detyrim Paraqitje”. Kallëzimi i bërë nga Belind Këlliçi muaj më parë në këtë strukturë të drejtësisë në vend, tashmë i janë vendosur prangat Mariglen Qatos dhe R.M. Ndërkaq, evidentohet fakti se masë sigurie ka edhe për shtetasen Egla Zere, ish këshilltarja e Erion Veliajt.

A ishte vallë ky operacion i sotëm një rastësi e Prokurorisë së Posaçme, apo kemi të bëjmë me arrestime të detyruara një ditë pasi prokurori që ka në dorë çështjen u përmend nga Belind Këlliçi, e madje si i "mbajtur peng" nga Erion Veliaj?!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed