
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar raportin e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashën, të cilët thumbojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha e konsideron një skenar nga ana e kryeministrit. Sipas tij, Rama po e keqpërdor Bashën, teksa përpiqet të mbulojë skandalet dhe skenaret mafioze.
Sali Berisha: Po e keqpërdor, në mungesë për të prezantuar një program dhe mes skandaleve të ndodhur, mendon se në këtë mënyrë mund të tërheqë vëmendjen e qytetarëve. Skenarin përpiqet ta mbulojë me shkëmbime idilike me Lul Bravën dhe Unikkatilin. Jo kënga thotë këto, jo kënga thotë ato. A mund të mashtrohet një komb i tërë me gjëra të tilla? Shko pyet nëpër redaksi se si merren në telefon redaksitë dhe u thuhet mos më harroni këtë idilin e ri me Bravën.