
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka mbajtur fjalën para përfaqësuesve në ceremonin pasi Shqipëria përmbylli me sukses vlerësimin e GRECO-s për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë.
Hoxha në fjalën e mbajtur tha se “Përmbushja e rekomandimeve të KiE-së është rezultati faktik i gjithë përpjekjeve, për të forcuar çdo hallkë integriteti në Policinë e Shtetit, agjencinë më të madhe ligjzbatuese në vend.”
Ai gjithashtu renditi të gjitha arritjet e policisë së Shtetit në arritjen e rezultateve dhe përmbushjes së rekomandimeve të KiE.
“Policia e shtetit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur udhëzime të qara mbi parimet e etikës, integritetin dhe vendimmarrjen etike duke përfshirë shembuj konkretë.
Një tjtër arritje e rëndësishme është krijimi i këshillave kofidencialë të policisë së shtetit të cilat ofrojmë këshillim kofidencial për punonjësit.“