Hapësire reklamuese

Politikë

“Rama u përpoq të vjedhë PD-në”, Berisha: Kamikazët e tij më arrestuan pa prova!

Shkruar nga Newsbomb
“Rama u përpoq të vjedhë PD-në”, Berisha:
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sërish mbrëmjen e sotme se arresti ndaj tij është politik dhe pa prova.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është përpjekur që të vjedhë Partinë Demokratike, pasi qëllimi i tij ka qenë gjithmonë që Shqipëria të mos ketë opozitë.

Ndër të tjera, ish-kryeministri tha se Rama kur pa që projekti për të grabitur PD-në nuk eci, ai urdhëroi Dumanët e tij dhe arrestuan Sali Berishën pa prova si në Rusi.

"Demokracia gjithnjë duhet mbrojtur, përndryshe ajo nuk mbijeton dhe humbet siç ka humbur ajo në dhjetëra kombe gjatë historisë së re.

I dënuar është çdo komb që harron këtë mësim, sepse ky komb gjithmonë do humbasë demokracinë. Në këtë kontekst, qysh prej vitit 2021 ne jemi në luftën vendimtare të epokës për shpëtimin e demokracisë. Por përsëri nuk mund të themi se e kemi shpëtuar atë. Jo dhe jo.Por ne jemi në mes të luftës dhe beteja jonë nuk ishte dhe nuk është një betejë e humbur. Jo dhe jo.Dhe me krenari mund të themi se pas shumë sulmesh, lotimesh korruptive, pabesish, krimesh, ne kemi fituar çdo betejë që kemi bërë gjer sot.

Edi Rama kishte vetëm një qëllim, Shqipëria pa opozitë apo opozita në këmëbt e tij.Por njëlloj si në legjendë, betejën e fitoi Davidi, e fituam ne. Ai humbi. Ja ku jemi ne sot.Ne fituam dhe mafia e tij humbi në mënyrë dëshpëruese.Edi Rama u përpoq të na vjedhë PD-në. Por ne e fituam kët betejë. Edi Rama humbi.Sot PD nuk është e pengjeve të Edi Ramës, por është e demokratëve, e luftëtarëve të lirisë, e qëndrestarëve të çlirimit të vendit.Sot, PD është e bashkuar.Sot partia është gati për rikthimin e saj në pushtet.

Edi Rama humbi dhe do humbasë përsëri.Edi Rama kur pa që projekti për të grabitur PD-në nuk eci, ai urdhëroi Dumanët e tij dhe arrestuan Sali Berishën pa prova si në Rusi.Pa fakte, si në Mianmar.Dhe për paturpësinë më të madhe të drejtësisë së re, pa asnjë akuzë dhe në shkelje të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut njëlloj si në Bjellorusi.Por Edi Rama me kamikazët, me Dumanët e tij të drejtësisë së re, sërish humbi", tha Berisha. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese