
Kryeministri Edi Rama i kërkoi demokratëve nga Gramshi që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.
Nëse demokratët e kanë të vështirë këtë zgjedhje, Rama ju tha atyre që të mbyllin hundët dhe të votojnë PS-në, në këtë mënyrë nuk do t'ju duket erë parfumi era e kënetës.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, thuajse në çdo takim e quan Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, një buf, ndërsa opozitën e quan kënetën.
Më herët Kryeministri Edi Rama i tha qytetarëve që të mos e votojnë Sali Berishën në zgjedhjet e 11 Majit pasi kreu i selisë blu po lufton vetëm për interesat personale, familjen e tij, dhe ka vetëm për qëllim që të bëjë çorap Shqipërinë.
"Demokratët të vijnë bashkë me ne, të mbyllin hundët dhe të votojnë Partinë Socialiste. Pse të mbyllin hundën?
Se mbase nuk na e durojnë dot erën. Por në fakt duke mbyllur hundën nuk do t'ju duket parfum era e kënetës."-tha Rama.
Sondazh