Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama tha se do të mbyllet, Berisha mesazh nga Tik Tok-u: Akt ekstrem censure, pas zgjedhjeve do hapet sërish

Shkruar nga Newsbomb
Rama tha se do të mbyllet, Berisha mesazh nga Tik Tok-u: Akt ekstrem
Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin  qeverisë për të mbyllur për një vit, rrjetin Tik Tok në Shqipëri.

Berisha me anë të një videomesazhi në Tik Tok, e quan këtë një akt ekstrem censure i kryeministrit Edi Rama dhe i bën thirrje qytetarëve të bëjnë statuse në rrjete sociale në mbrojtje të Tik Tok.

“Në një akt ekstrem censure, Edi Rama informoi dje se ka vendosur të bllokojë plotësisht platformën e Tik Tok-ut pasi sipas tij ishte ky një shkak madhor i vrasjes së nxënësit në shkollë. Mirëpo, kompania e Tik Tok, informoi se, as i ndjeri Martin, as dhe vrasësi i tij nuk kishin llogari në këtë platformë.

“Çfarë del? Kësaj i thonë njëlloj sikur, për të mos patur aksidente, të ndalojmë përdorimin e makinave, apo të ndalojmë përdorimin e rrugëve dhe këto janë absurditete. E vërteta është se, Edi Rama vendosi ndalimin e platformës së Tik Tok-ut vetëm e vetëm se, aksionet e tij në mediat sociale kanë rënë përtokë, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet.

Së dyti, ai nuk i blen dot këto platforma, siç blen media tjera në Shqipëri. Dhe së fundmi, jemi në prag të zgjedhjeve dhe nuk toleron dot negativitetet e pasqyruara nga qytetarët në këto platforma.

Duke ju garantuar se, platforma e Tik Tok-ut do të hapet menjëherë pas zgjedhjeve, ju ftoj të dashur miq, të postoni në llogaritë tuaja të Tik Tok, por edhe rrjeteve tjera sociale, statuse në mbrojtje të kësaj platforme dhe në dënim të censorit ekstrem, narkodiktatorit Edi Rama”, shprehet Berisha ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese