Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama takohet me Macron dhe Zelenskyn në Budapest, shfaqet në një tryezë me Aleksandër Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb
Rama takohet me Macron dhe Zelenskyn në Budapest, shfaqet në një
Rama me Zelenskyn

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, ku po merr pjesë në takimin Komuniteti politik evropian.

Në këtë takim janë pjesë rreth 40 liderë të vendeve të ndryshe. Rama është takuar në Budapest me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Ata janë parë në një tryezë duke biseduar. Po ashtu kreu i qeverisë është takuar dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron si dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Burime për media bëjnë me dije se në qendër të këtij takimi do të jetë luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, teksa Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit.

Zgjedhja e Donald Trump për herë të dytë në presidencën e SHBA-së po ashtu pritet të monopolizojë takimin dyditor të liderëve europianë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese