Hapësire reklamuese

Politikë

Rama takim me legjendën e tenisit, njofton hapjen e Qendrës Sportive "Rafa Nadal" në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Rama takim me legjendën e tenisit, njofton hapjen e Qendrës Sportive
Kryeministri Edi Rama me legjendën e tenisit Rafael Nadal

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi me legjendën e tenisit Rafael Nadal, ku njofton lajmin e mirë se në Shqipëri do të hapet Qendra Sportive ‘Rafa Nadal’.

Kreu i qeverisë krah fotove shkruan se Qendra Sportive do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t. Kompleksi multi-sportiv do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë Rafa Nadal by Movistar.

Rama takim me legjendën e tenisit, njofton hapjen e Qendrës Sportive
 

Kompleksi i ri, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, do të ritheksojë angazhimin e Rafa Nadal dhe ekipit të tij ndaj vlerave në sport dhe edukimit të fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.

Qendra Sportive do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Ëellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj.

Rama takim me legjendën e tenisit, njofton hapjen e Qendrës Sportive
 

Edhe vetë Rafa Nadal është shprehur shumë i kënaqur duke thënë se u lumturua shumë kur e njoftuan për ndërtimin dhe hapjen e një qendre spotive në Shqipëri, duke shtuar se është i sigurt se do të ketë sukses.

Rama takim me legjendën e tenisit, njofton hapjen e Qendrës Sportive
 
Rama takim me legjendën e tenisit, njofton hapjen e Qendrës Sportive
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese