Hapësire reklamuese


Politikë

Rama si rallëherë tregon prapaskenat nga takimi me liderët e BE në Bruksel: Isha shumë në tension, mendoja “po sikur të fillojnë varjet e turinjve”

Shkruar nga Newsbomb
Rama si rallëherë tregon prapaskenat nga takimi me liderët e BE
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa nga prapaskenat e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, nw podcastit të tij “Flasim”. Ai tregoi se në fillimet e këtij rrugëtimi ndiente tension dhe pasiguri lidhur me qëndrimin që do të mbanin vendet anëtare të Bashkimit Europian.

“Imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që ‘këta nuk janë gati’”, u shpreh Rama, duke përshkruar emocionet e para të këtij procesi.

Megjithatë, kreu i qeverisë theksoi se situata ndryshoi papritur dhe në mënyrë pozitive. Ai tha se filloi të ndiente një “muzikë tjetër”, pasi administrata shqiptare e angazhuar në këtë proces filloi të vlerësohej nga liderët e vendeve anëtare të BE-së.

 “Kryeministri i Holandës më tha ‘Edi po dëgjoj fjalë të mira nga ekipi shqiptar, mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’. Eh, kryeministri i Danimarkës ‘ç’ndodhi me administratën tuaj se kam parë raportet e ministrisë së jashtme, për pjesën e proceseve të vende që duan të hyjnë, jeni on top’”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese