
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Himarë, ku ka shpërndarë 437 titujve të pronësisë për zonat me probleme.
Rama gjatë takimit atje është shprehur se do të bëjnë gjithçka që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre.
“Pronat e Himarës, janë prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu dhe jo në Hënë. Ka probleme të regjistrimit dhe konflikte mes banorëve dhe anëtarëve të një familje dhe kjo e shkakton atë gjë. Ndaj shpesh herë këtu shiten pronat nga 2 ose më shumë herë. Flas me fakte, jo me fantazi.
Në mënyrë të përsëritur e kemi bërë thirrje për regjistrime për aplikim. Edhe kët dokumente, certifikata që kemi këtu sot, plus dhe disa të tjera që janë gati, por nuk janë këtu, janë 4 mijë për t’u bërë. Janë bërë me shtytje, me hosten, falë mbështetjes së prefektit që ia kam kërkuar që ditën e parë. I kam thënë; do të jesh prefekt i Vlorës, por do të kesh si detyrë që të japësh certifikatat e pronësisë banorëve të Himarës. Duhen bërë letrat siç duhet që nesër mos t’i kontestojë dikush.
E njoh mirë unë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje”, tha Rama ndër të tjera.
Rama nuk ka kursyer as ironitë dhe banorët, duke thënë se zgjidhjen e gjejnë vetëm me Partinë socialiste teksa tha: “Nëse doni zgjidhje keni Vangjel Tavon, nëse doni sherr keni Vangjel Dulen”.