
Cast nga takimi i djeshëm
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë në rrjetet sociale një video nga momentet e takimit me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë.
I pari i qeverisë shprehet i lumtur duke e cilësuar si një videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve përtej Adriatikut, ku sipas tij janë shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur në vendin tonë. Ai uron javë të mbarë për gjithë shqiptarët duke shkruar:
“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Sondazh
Poll