
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davo, ku mori pjesë në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.
Në panelin, me komisionerë te transportit dhe ministra turzimi të vendeve të ndryshme, Rama u ndal tek sektori i turizmit dhe rëndësia e tij për vendin tonë.
Në fjalën e tij, Rama është shprehur se turizmi për Shqipërinë është diçka e re dhe që po sheh një zhvillim të jashtëzakonshëm. Kreu i qeverisë përmendi ndër të tjera edhe propozime që i janë bërë Shqipërisë, si ai i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, për të investuar në ishullin e Sazanit.
"Turizmi per ne është diçka e re, një industri që po e ndertojmë, nga e cila po shohim me së fundmi zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspkektet. Nga hapja e maleve për turistet që duan të ngjiten apo me propozime si ai i Jared Kushner për të investuar, e kompani të mëdha të Lindjes së Mesme që po ndërtojnë një port të madh turistik", tha Rama, teksa shtoi se "turizmi është kali ynë i betejës".
Dule folur për turizmin dhe mënyrat se si të udhëtojmë, Rama ka shtuar se aeroporti i Shqipërisë po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Evropë. Ai tha se Shqipëria ishte një nga një vend ku aeroporti ishte një shkretëtirë, ndërsa sot është një portë nga ku udhëtojnë rreth 10 milionë pasagjerë në vit. Shefi i qeverisë konfirmoi se vitin e kaluar (2024), aeroporti i Shqipërisë e ka mbyllur me 12 milionë turistë.
"Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy–tre vitet e fundit. Kemi lënë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon. Ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës një herë e një kohë. Në atë kohë, aeroporti ynë ishte praktikisht si një shkretëtirë. Të vije në Shqipëri në atë kohë, një nga kushtet ishte që të ishe Marksist Leninist. Nuk po bëj shaka. Mesatarja vjetore para pak viteve ishte 5 mijë turistë. Vitin e kaluar e mbyllëm me përafërsisht 12 milionë tursitë të huaj, në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti ynë shënoi 10 milionë pasagjerë që hynë dhe dolën nga territori shqiptar", është shprehur Rama.