Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Shqipëri rabinin izraelit Yosiyahu Yosef Pinto për herë të dytë.
Rama bashkë me Yosef Pinton kanë vizituar Vlorën, që është edhe një nga vendet ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur strehonte lagjen e hebrenjve, së shpejti do të hapet rruga për të ndërtuar një muze të bukur hebre.
“Aq i nderuar dhe i përulur që pata privilegjin të presë rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri për herë të dytë – një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë mbroheshin si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja Vlorën me të, qytetin ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur strehonte lagjen e hebrenjve, së shpejti do të hapim rrugën për të ndërtuar një muze të bukur hebre”, shkruan Rama në postimin e tij.
Rabbi Yosiyahu Yosef Pinto është një figurë e njohur fetare dhe udhëheqës spirituel, i njohur për ndikimin e tij në komunitetin hebre dhe jashtë tij. Ai është themeluesi dhe lideri i organizatës "Shuva Israel", e cila ka për qëllim ofrimin e mësimeve shpirtërore për hebrenjtë dhe të tjerë që kërkojnë udhëzim në jetën e tyre. Organizata Shuva Israel është aktive në shumë shtete.