Hapësire reklamuese

Politikë

Rama podcast maratonë, "përplaset" me Iris Luarasin: Mos ma përmend emrin e Berishës!

Shkruar nga Newsbomb
Rama podcast maratonë, "përplaset" me Iris Luarasin: Mos ma
Iris Luarasi/ Edi Rama

“Një parti e re për Shqipërinë në BE”, me një podcast maratonë kryesocialisti Edi Rama ka nisur fushatën promovuese për gjithë kandidatët e rinj në listat për deputet.

Mes kandidatëve të ftuar ishte edhe Iris Luarasi, e cila është vendosur në listën e mbyllur të Qarkut të Tiranës. Gjatë bisedës Rama dhe Luarasi patën një “përplasje” në momentin që përmendi ermrin e Sali Berishës.

Luarasi: Unë në fakt vij nga një familje që është e majtë, edhe kjo ndoshta mendoj unë ka qenë gjithë pjesa e organizimit. Kam dalë në media, por jo gjithmonë pro të majtës, për hir të së vërtetës. Në fakt, im atë është pushuar në vitin 1992 nga reforma ushtarake që bëri Berisha në atë kohë.

Rama: Aman, të lutem, mos ma përmend atë emër këtu. Atë emër nuk e dua këtu.

Luarasi: Unë asaj kohe punoja dhe gjithë lekët që merrja i çoja në shtëpi. Edhe këto gjëra e shënjojnë jetën e njeriut dhe jam nënë e dy fëmijëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese