Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama përulet para shqiptarëve në Athinë, fjalimi 80 minutësh e bën “ujë në djersë”

Shkruar nga Newsbomb
Rama përulet para shqiptarëve në Athinë, fjalimi 80
Edi Rama në Athinë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë rreth 80 minuta në stadiumin “Galatsit”, me nota patriotizmi para mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë prej vitesh ne Greqi.

Rama gjatë fjalës së tij ka përmendur sakrificat shqiptarëve që kanë bërë për të qëndruar dhe përshtatur në Greqi.

Erdhët në këtë djep për të ikur gërmadhat e regjimit dhe mallkimit të tij të varfërimit më ekstrem. Kapërcyet malet, fletët nëpër paqe nëpër stola, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe. Gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë, përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit të ’20, kur ju shkulnin nga shtëpitë për t’ju depërtuar në Shqipëri. Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë”, tha Rama.

Ai po ashtu u dha shqiptarëve edhe dy lajme të mira duke thënë se qeveria ka arritur të çelë negociatat për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë.

Po ashtu ai tha se janë në diskutim dhe për lejet e qëndrimit që shpesh shqiptarët kanë hasur probleme, duke thënë se dhe për këtë do të ketë një zgjidhje.

Deri dje nuk shikonim asnjë dritë deri në fund të tunelit. Kemi një referencë shumë pozitive pas arritjes së marrëveshjes me Italinë. Kemi hapur edhe dialogun dypalësh në nivel teknik për lejen  e qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim. Një tjetër synim i përbashkët është bashkërendimi i nevojave për aksesin në tregun e integruar evropian të energjisë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri nuk mund të largohej pa falënderuar të gjithë shqiptarët që ishin të pranishëm, duke thënë: “më nderuar sot”. Po ashtu Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij duke thënë se është koha për paqe dhe për të hapur një faqe të re mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë.

Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë Evropa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Fjalimi i gjatë ka bërë që Rama të bëhet “ujë në djersë”, teksa në fund të fjalimit ai është përulur para shqiptarëve. Menjëherë në skenë është ngjitur dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama e cila i dha një përqafim të ngrohtë.

Rama përulet para shqiptarëve në Athinë, fjalimi 80
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese