Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Rama përdori emigrantët”, Vangjel Dule: Po bën çmos për të rikuperuar miqësinë me Mitsotakis

Shkruar nga Newsbomb
“Rama përdori emigrantët”, Vangjel Dule: Po bën
Kryeministrat Rama dhe Mitsotakis

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kritikuar vizitën e Ramës në Athinë dhe tha se kryeministri po i përdor emigrantët për interesa të ngushta personale, pasi po bën çmos për ta rikuperuar marrëdhënien e prishur me Greqinë.

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live', ai u shpreh se ishte e turpshme që asnjë emigrant nuk u ftua nga Rama kur hapi ekspozitën në Greqi, por u kujtua pët ta, tani që ka nevojë për ta.

"Takimi nuk kishte të bënte me interesat e emigrantëve kjo vizitë dhe takim por vetëm më interesta e ngushta të Ramës. Rama me qendrimet që ka mbajtur kohët e fundit pasi kishte një relatë shumë të mirë me Mitsotakis me veprimet politike e ka humbur këtë relatë dhe po bën çmos për ta rikuperuar këtë marrëdhënie.

Ku qëndron roli me emigrantët, është tendenca e Ramës për ti instrumentalizuar ata, e donte këtë takim edhe si një demostrim force por edhe si një lloj joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël cilido kryeministër do të donte të realizonte një takim me emigracionin për të dëgjuar hallet e tyre dhe për të adresuar si duhet.

Dreka e Ramës me Mitsotakis, ai kujtua për emigrantët dhe emigracionin gjatë asaj vizite. Kemi hapjen e ekspozitës së Ramës në Greqi nuk ftoi asnjë nga emigrantët më të realizuar. Kur i kishte relatat e mira me Greqinë nuk denjonte të thirrte emigrantët. Nuk ka mundësi që emigracioni në një tubim të tillë të mos shprehej me asnjë nga përfaqësuesit e vet," tha Dule. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese