
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Korçë se kandidatja e Delvinës, Ina Majko e cila vjen nga komuniteti rom, do të jetë pjesë e qeverisë.
Kryeministri Rama u shpreh se objektivi i Partisë Socialiste është që të ketë 10 mijë gra dhe vajza më shumë.
“Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom.
Një vajzë nga Delvina, e shkëlqyer e cila përfaqëson gratë dhe vajzat e margjinalizuara, që jo vetëm mund të jetë një zë shumë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por të jeni të sigurta që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm.”-tha Rama.
