Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama për buxhetin e 2025-ës: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje

Shkruar nga Newsbomb
Rama për buxhetin e 2025-ës: 164 mijë persona me aftësi
Foto arkivë: Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje nga buxheti i miratuar i 2025-ës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

“164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në #buxhetin2025

Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara. Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, shkruan kryeministri në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese