Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme shkollën 9 vjeçare “Demokracia” në Valias, ku nuk kanë munguar as batutat.
“Është një mrekulli kryeministër që është bërë këtu, një investim nga duart tuaja”, i thotë një mësues kreut të qeverisë. “Jo nga duart e mia, investimin e ka bërë qeveria”, iu drejtua Rama.
“Edhe kryeministri ka ardhur në Kamzë…”, shtoi mësuesi.
“Ka ardhur edhe përpara kryeministri, por ia fusnin dy gishtat në sy," përfundoi Rama.
Më tej, Rama me nota humori tha se vajzat e shkollës ishin më të gjata se sa djemtë.
“Si shpjegohet që gocat në Kamëz janë më të gjata se djemtë, si shpjegohet? Gocat e Kamzës janë yje, edhe në volejboll, basketboll, mësime e të gjitha”.
“Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi më të gjata, se jemi yje”, i përgjigjet një nxënëse.