Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama niset sot drejt SHBA-së, zbulohet arsyeja 

Shkruar nga Newsbomb
Rama niset sot drejt SHBA-së, zbulohet arsyeja 
Edi Rama

Me të mbaruar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s.

Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të mbahet më 9-11 korrik në Uashington. Samiti do t’i kushtohet 75 vjetorit të Aleancës, ndërsa do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lufta në Ukrainë nga pushtimi rus dhe kërcënimet e reja rajonale ndaj NATO-s do të jenë temat kryesore në samit, por gjithashtu pritet që të ritheksohet fakti se 75 vite ekzistencë, aleanca ka për qëllim jo vetëm të parandalojë kërcënimin sovjetik nga Rusia, por shumë më shumë.

NATO është një aleancë ushtarake ndërqeveritare mes 31 shteteve anëtare: 29 europiane dhe 2 amerikano-veriore. Kjo organizatë u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese