
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Kosovë, në një vizitë zyrtare në prag të festimeve për 25 vjetorin e çlirimit nga forcat serbe.
Gjatë kësaj vizite, Rama është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në nder të Presidentit, Ibrahim Rugova.
Pas kësaj, kryeministri është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Në një konferencë të përbashkët, me kreun e Prishtinës, Edi Rama vlerësoi rritjen e numrit të sipërmarrësve të shqiptarëve të Kosovës, të cilët interesohen për të investuar në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se dua ta shfrytëzoj këtë rast, për t’ju bërë thirrje edhe investitorëve të tjerë se Shqipëria është shtëpia juaj dhe ju nuk jeni investitorë të huaj në Shqipëri por jeni investitorë shqiptarë, përfundoi ai.
“Më vjen mirë që kohët e fundit ka një numër në rritje sipërmarrësish nga Prishtina por edhe komuna të tjera të Kosovës që interesohen për të investuar në Shqipëri. Përfitoj nga rasti t’ju them edhe të tjerëve që Shqipëria është shtëpia juaj dhe ju nuk jeni investitorë të huaj në Shqipëri por jeni investitorë shqiptarë. Punët po shkojmë shumë mirë për investimet, turizmin.
Të gjitha ata që po vijnë si turistë, sipërmarrës, dëshiroj të shoh gjithmonë e më shumë sipërmarrës nga Kosova që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri në çdo sektor që ata dëshirojnë,”- tha kryeministri Edi Rama.