Hapësire reklamuese

Politikë

Rama në Paris, zhvillon takim me Unionin e Sipërmarrësve të Francës

Shkruar nga Newsbomb
Rama në Paris, zhvillon takim me Unionin e Sipërmarrësve të
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Vetëm pak më parë kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku tregon takimin me Unionin e Sipërmarrësve të Francës.

Rama ka zhvilluar një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L'Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

Gjatë takimit u prezantuan disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.

“#KrenarpërShqipërinë???? ????Mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës ????????????????????”, shkruan Rama në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese