Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama në ekspozitën e piktorit Naxhi Bakallit: Kur kujtoj periudhën studentore, bëhem i vogël para tij

Shkruar nga Newsbomb
Rama në ekspozitën e piktorit Naxhi Bakallit: Kur kujtoj
Kryeministri Edi Rama

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog u çel ekspozita e mjeshtrit të njohur të pikturës, Naxhi Bakalli, ku janë paraqitur vepra të krijuara gjatë dekadave të karrierës së tij.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë aktivitet, duke e cilësuar ekspozitën si një "shfaqje të bukur linjash dhe ngjyrash," që sjell një përvojë unike për vizitorët. Gjatë fjalës së tij, Rama ndau kujtime personale nga koha kur ai ishte student, duke përmendur ndikimin e thellë të piktorit Bakalli në karrierën e tij.

Kryeministri e kujtoi artistin si një figurë hijerëndë dhe të përkushtuar, duke reflektuar mbi përvojat që ka ndarë me të gjatë viteve. Një moment i veçantë, sipas Ramës, është piktura që përfaqëson dashurinë e Bakallit për bashkëshorten, një tablo që përçoi një nga deklaratat më të ndjera të dashurisë përmes artit.

"Ka një romantizëm në figurën e Naxhi Bakallit që e bën atë një personazh dhe një njeri jashtëzakonisht të veçantë. Qofsh i dashuruar dhe në shumë vitet që do të kesh para dhe paç këtë dritë të brendshme dhe këtë pasion që të mban të përkulur para pikturës. Është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash. Ju uroj të gjithëve që pas kësaj shfaqje të ndjeheni dhe më mirë për meritë të Haxhi Bakallit dhe për të atyre që profesori e bëri me shumë xhentilesë.

Dua të ndaj dy momente të përjetimit tim të marrëdhënies me të, e mbaj atë si një personazh hijerëndë dhe i heshtur prapa kornizës së xhamit të derës së atelisë së tij në lice. Dhe ulur tek ajo tavolina e mësuesit që vizatonte. Kur e shoh më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe më duket sikur kthehem në kohë dhe bëhem i vogël para tij dhe e dyta sa herë shoh filma me momnete4 që lidhen,e punën e murgjve në miniaturë apo kaligrafi më kujtohet profesori.

Ka edhe një moment të tretë që lidh njeriun me dedikim ndaj veprës që do ta gjeni nga fundi i korridorit, ku është një burrë dhe një grua në krevat, ajo kartolina romantike e dashurisë së profesorit për zonjën e tij. Kur e takoj profesorin dhe zonja nuk ishte rreth tij dhe thash ku është dashnia? Ai më tha: Ja mo aty është. Ajo tablo është një nga deklaratat më të bukura të dashurisë që mund të bëhet nëpërmjet pikturës", tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese