
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Madridi, ku shfaqet në një ceremoni të organizuar në një nga hotelet më prestigjioze të kryeqytetit spanjoll. Ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte fakti që menaxheri i hotelit është një shqiptar.
"Ja këtu në Madrid, në një hapësirë të jashtëzakonshme, me ajkën e njerëve të botës së ligjit, të botës akademike, të botës politike dhe shefi është nga Shqipëria. Ja ku është Erliri. 25 vite në Madrid dhe sot drejton të gjithë sistemin këtu, është menaxheri i një prej hoteleve më fantastik, ku është organizuar kjo ceremoni, " – u shpreh Rama në video.
Kryeministri e vlerësoi suksesin e Erlirit duke e quajtur "një king shqiptar në Madrid" dhe duke nënvizuar rolin e tij si menaxher i një prej hoteleve më të famshëm në qytet, ku po mbahej ky event. "Jefe albanés en Madrid," – shkroi ai në postimin e tij, duke e shoqëruar me flamurin shqiptar.
View this post on Instagram