Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mesazh urimi për besimtarët katolikë: Për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët

Shkruar nga Newsbomb

Rama mesazh urimi për besimtarët katolikë: Për shumë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Rama uron Pashkët, teksa shkruan: " MIRËMËNGJES, me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët".

Pashkët katolike është një festë e rëndësishme fetare që feston ringjalljen e Jezu Krishtit. E diela e Pashkëve është kremtimi më i rëndësishëm i besimtarëve katolikë. 

Festimet e Pashkëve nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Të gjithë mblidhen rreth tryezës nën refrenin e kësaj dite festive që është:  “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.

Newsbomb.al uron besimtarët katolikë “Gëzuar Pashkët”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese