Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Më 12 maj numërojmë 1 milionë vota! E kemi humbur dikur trenin e historisë, por tani kalon treni i negociatave

Shkruar nga Newsbomb
Rama: Më 12 maj numërojmë 1 milionë vota! E kemi humbur
Edi Rama

Gjatë prezantimit të kandidatëve të Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka folur për rëndësinë e votës më 11 Maj.

Rama tha se Shqipëria e ka humbur disa herë trenin e historisë. Sipas kreut të qeverisë, këtë radhë po kalon një tjetër tren i historisë që nuk duhet humbur, ai i negociatave.

"11 Maji duhet të jetë i tillë, që kur ne të tjerët të numërojmë 1 milionë votat, në 12 Maj të gjithë të vazhdojnë punën qetësisht që mos të ketë luhatje çfarë do bëhet. Është një historike për tu kuptuar, është një gabim historik që mund të ngelet si plagë.

Ne e kemi humbur dikur trenin e historisë. Në 11 Maj kalon treni i historisë për të mbyllur negociatat dhe për të anëtarësuar Shqipërinë brenda kësaj dekade. Të thuash që procesin mund ta bëjnë dhe të tjerët. Ata nuk mund ta bëjnë dot.

Në rastin më të mirë atyre, që mos të kishin njomje të të ndenjurave në kënetë, ata hanë në kënetë, flenë në kënetë, qëndrojnë në kënetë. Do tu duheshin 6 muaj kohë që të vij 2027. Atëherë ne do ta pësojmë si e pësoi Maqedonia. Maqedonia është bërë kandidate në 2005 kur Kejsi kandidatja jonë ka qenë në maternitet."-tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese