
Kreu i socialistëve, Edi Rama do të mbledhë këtë të premte në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja e sotme do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa mësohet se fokusi kryesor do të jetë vota e diasporës dhe regjistrimi i emograntëve.
Vota e emigrantëve ka sjellë presion në rrije ndaj strukturave të partisë, e cila ka nisur organizimin për të rritur interesin e emigrantëve për të votuar. Kjo edhe për shkak të afateve kohore, pasi regjistrimi i tyre përfundon më 1 mars.
Lidhur me këtë, PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për të asistuar në procesin e regjistrimit. Drejtuesit aktualë politikë, të cilët do të punojnë për t’u sjellë fitoren socialistëve, do të jenë në listat e mbyllura, duke siguruar një vend të sigurt në garën elektorale të 11 majit.
Ndërkohë, nga të dhënat e fundit të KQZ-së vihet re se ka një interes të lartë. Sipas përditësimit të sotëm, shkon në 24,036 kërkesa nga të cialt janë miratuar 6,287.