
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Elbasan të gjitha kandidatët për deputetë të këtij qarku, teksa dhe njëherë në fokus vijon të mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në BE, por pa harruar të ironizojë dhe kundërshtarët e tij politikë.
Rama i ka cilësuar partitë e vogla politike si “moçale të vogla që janë krijar rreth kënetës”, referuar me këtë te fundit Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, të cilat i thonë vetes lëvizje të reja.
Kryeministri vijon të thotë se këto parti të reja janë nisur drejt 11 majit me baballarët dhe tezet në listat e mbyllura, duke “sulmuar” dhe njëherë drejtuesin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adritik Lapaj, i cili kishte përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë babain e tij, të cilin pas disa sulmesh vendosi ta heqë nga kandidatura.
“Na është konfirmuar që Shqipëria e ka vendin në BE, por ka qenë projeksion në të ardhmen. Sot është një moment ku kjo mundësi është aktuale, na është hapur një dritare që nuk do të rrijë hapur për një kohë të gjatë.
Tani është mundësia për të bërë histori. Ata që janë në Bruksel duhet të marrin mesazhin e qartë që shqiptarët vendosën vazhdimin e ngetociatave, jo një lëkundje duke futur në mes qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo të moçaleve të vogla që janë krijar rreth kënetës dhe i thonë vetes parti të reja “jemi rinia që po vjen me baballarët me tezet në listat e mbyllura. Kjo është eseca e 11 Majit”, tha Edi Rama.