Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kryesinë e Partisë Socialiste dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku diskutimi është përqendruar tek përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Një nga pikat kryesore të axhendës ishte angazhimi për garantimin e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë të diasporës shqiptare në procesin zgjedhor.
Burime për mediat nga selia rozë bëjnë me dije se Rama ka kërkuar krijimin e një rrjeti të detajuar me kontaktet e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke synuar që vota e diasporës të luajë një rol të rëndësishëm në përforcimin e mbështetjes për mazhorancën.
Ky takim vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së regjistrimit të emigrantëve që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet në muajin maj.