Hapësire reklamuese

Politikë

Rama krenar për Kombëtaren shqiptare: Luajti futbollin më të mirë në histori

Shkruar nga Newsbomb
Rama krenar për Kombëtaren shqiptare: Luajti futbollin më të
FotoArkiv/ Rama në stadium

Edhe pse kombëtarja shqiptare nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, arriti që të dhurojnë emocione të paharrueshme për të gjithë shqiptarët.

Pas ndeshjes me Spanjën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Shqipëria shënoi golin më të shpejtë në Europain dhe se ka kryer misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj.

Kreu i qeverisë shkruan se skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart.

“FALEMINDERIT Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të.

Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush”, shkruan Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese