Hapësire reklamuese

Politikë

Rama kërkon të rikthejë shqiptarët: Nga janari do të keni një faqe ku të shihni vendet e punës, iu siguroj që do të fitoni më shumë se në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Rama kërkon të rikthejë shqiptarët: Nga janari do të
Edi Rama gjate nje takimi me emigrantet e diaspores

Një nga qëllimet kryesore të qeverisë Rama ka qenë prej vitesh dhe rikthimi i emigrantëve në atdhe.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se duke filluar nga muaji janar i vitit 2025 do të shpaloset një dritare online për të gjithë shqiptarët të cilët punojnë jashtë vendit.

Sipas kryeministrit në këtë hapësirë të gjithë shqiptarët të cilët duan të kthehen në atdhe për të punuar qoftë në sektorin e turizmit apo dhe atë të ndërtimit do të mund të gjejnë në këtë faqe pozicionet e lira të punës, pagat si dhe sigurimet.

“E dhëna inkurajuese është që ka një rritje të interesit për shkollat profesionale dhe ka një rritje të interesit të punëkërkuesve për trajnime profesionale. Së shpejti, në muaji ne parë të vitit të ardhshëm ne do të publikojmë edhe një faqe të re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit duke filluar nga Greqia dhe Italia ku do të kenë të gjitha ofertat e punës në Shqipëri, në sektorët e turizmit dhe ndërtimit.

Janë dy sektorë ku e them me plotë gojë këtu dhe mund të bëj debat me këdo me fakte dhe shifra që kush punon në ndërtim në Greqi dhe vjen të punojë në ndërtim këtu në fund të muajit do të ketë më shumë të ardhura këtu se në Greqi. Kjo faqe do të jetë në dispozion të gjithë operatorëve të turizmit të gjithë kompanive të ndërtimit, qoftë infrastruktura publike, qoftë dhe ndërtimeve private, me vende pune me kontrata pune me pagat me sigurimet me të gjitha”, tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese