Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Rama ka kërcënuar SPAK", Agron Shehaj përplaset me juristin: Prokurorët do të zëvendësohen, institucioni nuk do të jetë i përjetshëm

Shkruar nga Newsbomb
"Rama ka kërcënuar SPAK", Agron Shehaj përplaset me
Agron Shehaj

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reguar në lidhje me kërcënimet që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj SPAK.

I ftuar në Euronews ai është shprehur se kreu i qeverisë ka kërcënuar prokurorët, duke cituar mesazhin e Ramës që ka thënë se SPAK-u nuk duhet të bëjë gabim të kontrollojnë celularin e tij.

Ndërsa, Shehaj është replikuar nga jusristi Jordan Daci, duke shprehur se ai mesazh nuk ishte kërcënim, por asnjë nga palët politike nuk nuk kanë ndërmend të zgjasin mandatin prokurorëve të posaçëm.

Agron Shehaj: Si mund të kërcënosh ti kryetarin e SPAK apo prokurorët, ti thuash mos guxoni të merrni telefonin tim, kur detyra e tyre është të marrin telefonin e Ramës. E vendos gjykata nëse nuk duhet marrë telefoni. Mesazhi ishte i qartë, se tha “SPAK ka dalë nga shinat e kushtetutës, na votoni në 11 maj se ne do e rikthejmë SPAK-un në shina”, pra do e marrin prapë nën kontroll dhe SPAK nuk do guxojë ti arrestojë.

Jordan Daci: Një pjesë prej tyre u mbaron mandati. Do vijnë prokurorë të tjerë. SPAK-u ka sjellë një risi e ca teste që i ka kaluar se shumë gjëra që më parë dukeshin të paimagjinueshme, por SPAK për nga natyra nuk ka të dytë si institucion në botë, e nuk do të jetë i përjetshëm si institucion.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese