Hapësire reklamuese

Politikë

Rama jep lajmin e mirë: Do hapim në Korçë qendrën e parë të skive turistike në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Rama jep lajmin e mirë: Do hapim në Korçë qendrën e
Kryeministri Edi Rama nga Korça

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje në rrjetet sociale është shprehur se ka ardhur koha për qendrën e parë turistike të skive në Shqipëri.

Ajo do të realizohet në Korçë, që sipas Kryeministrit do ta fusë zonën në hartën europiane të turizmit të skive. Sipas tij, qendra do të zhvillojë edhe më shumë ekonominë.

Ai  theksoi se Korça vijon të “gumëzhijë” me vizitorët vendas dhe të huaj dhe këtë fakt e dëshmojnë bujtinat, që sipas kryeministrit Edi Ramën janë të mbushura plot gjatë fundjavave.

Këtë dimër si asnjë dimër, 160 e kusur bujtina, njëra më e bukur se tjetra, plot e përplot çdo fundjave. Rreth gjysmë milionë vizitorë dhe turistë, që kalojnë të paktën një natë në “Parisin e Vogël” gjatë vitit.

Një dekadë më parë mezi kalonin 50 mijë në vit dhe nuk kishte këmbë të huaji, ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta dhe mezi mbanin veten.

Por, tani i ka ardhur radha qendrës së parë turistike të skive turistike në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën evropiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri më shumë kuaj fuqi në ekonominë e gjithë këtij qarku, ku lidhjet e rilindura rrugore me Kolonjën dhe Përmetin kanë sjell një vlerë të shtuar në paketën e bukur turistike të kësaj zone. Mirë e më mirë, dhe më e mira është përpara për Korçën dhe gjithë Shqipërinë”, - tha ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese