Hapësire reklamuese


Politikë

Rama ironizon Berishën nga Shkodra: Bretkosat analizojnë në moçale nate, bufi do bërtasë më 12 Maj "më vodhën zgjedhjet"

Shkruar nga Newsbomb
Rama ironizon Berishën nga Shkodra: Bretkosat analizojnë në
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gra dhe vajza në Shkodër u shpreh se prej disa ditësh të gjitha sondazhet nxjerrin fituese Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Edi Rama tha se ndonjëherë shikon moçalet e natës referuar mediave, ndërsa shtoi me ironi se bretkosat bëjnë analiza dhe habiten për arritjet e Shqipërisë nën drejtimin e Partisë Socialiste.

“A nuk është më logjike që nuk janë çmendur të gjithë por jam çmendur unë? Teoria është “këta kanë 12 vite në pushtet, kanë probleme me drejtësinë”.

Gjërat kanë ndryshuar, njerëzit e ndjejnë ndryshimin në jetën e përditshme, pagat janë rritur, ekonomia është rritur, etj, njerëzit nuk mendojnë si moçalet mediatike.

Njerëzit e dinë se historia e drejtësisë, çështjet e hapura me drejtësinë ku përfshihen dhe njerëz që kanë qenë pjesë e jona, janë në fakt mishërimi në jetën reale i një përpjekje që është përpjekja jonë për të krijuar më në fund në këtë vend kushtet që të ketë barazi përpara ligjit.

Doni që barazia para ligjit të kthehet në një gur që nuk lëviz nga themelet e shtëpisë tonë. Bufi i kënetës thotë sot se më 12 Maj do shkrijë SPAK-un. Ai nuk do shkrijë dot gjë sepse më 12 Maj do dali do bërtasi se zgjedhjet mi vodhën.”-tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese