![Rama i rikthehet takimit me shqiptarët, ja kur do të mbahet takimi](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1728468834x01000000-0a00-0242-a3ad-08dc73ffc73d-w1597-n-r1-st-s-241.jpg)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Athinë
Pas një pauze disa javore, kryeministri Edi Rama do t’i rikthehet takimit me shqiptarët e Diasporës. Kreu i qeverisë takimin e radhës e ka me shqiptarët e Amerikës.
Me anë të një posteri bëhet me dije se Rama do të jetë në New York më 26 tetor dhe takimi me shqiptarët do të zhvillohet në orën 11.00.
Më herët kryeministyri Rama ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por edhe me shqiptarët e Italisë.
Këto takime zhvillohen pasi do të jetë hera e parë që në zgjedhjet e 2025-ës do të votojnë edhe emigrantët shqiptarë.
![Rama i rikthehet takimit me shqiptarët, ja kur do të mbahet takimi](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1728468795xrama-takim-me-diasporesn-1-740.jpeg)
Sondazh
Poll