Hapësire reklamuese


Politikë

Rama i quajti kandidatin “çyryk”, Berisha shkon në Dibër dhe i kthen përgjigje: Burrat e Dibrës janë si malet, mjerë kush i "sulmon”

Shkruar nga Newsbomb
Rama i quajti kandidatin “çyryk”, Berisha shkon në
Kreu i PD, Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kreut të PS, Edi Ramës, pasi ky i fundit sulmoi kandidatin e PD-së për deputet Fidel Kreka, duke e quajtur “çyryk”.

Pasi prezantoi kandidatët e PD në Dibër, Berisha tha se burrat e Dibrës janë “si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon”.

Lideri demokrat solli në vëmendje çështjen e Rrugës së Arbrit dhe mungesën e transparencës për fondet publike, ndërsa e cilësoi Ramën si pasues të komunistëve, që shpallën armiq, patriotët e vendit.

Dy ditë më parë, erdhi këtu burreci dy metra i gjatë. Rruga e Arbrit do ishte inauguruar me parametra më të mira nga ajo që keni sot. Rama duhet t’ju thotë se ku shkuan 130 mln euro, nuk tha një fjalë se me çfarë parash bleu Kopshtin e Edenit në Kryeministri? Dje ta dhashë një përgjigje, e sot të jap përgjigje tjetër. Ti erdhe si pushtues, sepse i lejove vetes të bësh një fyerje kolektive.

Veprove njësoj si paraardhësit e tu, duke shpallur armiq, ata që qëndronin për Zot e atdhe, për Dibrën e Shqipërinë. Ti fole si kopuk, sikur ishe me ministreshat e tua që xinglohen aty. Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria, fitore.” – tha Berisha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese