
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi në rrjete sociale Lulzim Bashës, i cili më herët i është drejtuar kryeministrit me tekstet e këngëve të Unikkatilit, ku thuhej "ku i ke shokët".
Nuk ka munguar reagimi i Kryeministrit Edi Rama i cili i përgjigjet Bashës po me të njëjtin këngëtar, ku në një nga këngët thotë "ti nuk mund të shtyhesh me mua, sa herë ke provuar ke dështuar."
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar në videon e publikuar edhe zgjimin e vonë të Lulzim Bashës teksa e sfidon sërish në zgjedhjet e 11 Majit.
"Ti ke lind me këmishë nate, me super fat. Ti po fle tani, por kur të shohësh nesër këtë, ndalo pak, kap ndonjë pasagjer demokrat se gjynah, po ti ha bufi të gjithë."-thotë Rama në video.