Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një intervistë për median italiane “La7” me gazetarin Federico Marconi.
Gjatë intervistës kryeministri Rama është pyetur për marrëdhënien me kryeministren e Italisë, Georgia Meloni. Ai është shprehur se kushdo që e njeh Melonin e di që me atë nuk mund të mos kesh një marrëdhënie të mirë, pasi sipas tij është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”, tha Rama për Melonin.
Po ashtu kreu i qeverisë ka treguar se kur e pyesin se si e sheh Shqipërinë në të ardhme, ai e krahason me Italinë.
“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes , u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, ka treguar ai.
Nuk kishte se si në këtë intervistë mos përmendjen edhe kampet e emigrantëve në Shqipëri, ku Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e Qeverisë së Italisë.