
Blerina Gjylameti, kandidate për deputete në 11 Maj u la në listat e hapura të PS për Tiranën. Në një intervistë në Neës 24, Gjykameti ka thënë se nuk ishte e befasuar që u rendit në një listë të hapur, duke argumentuar se të rinjtë duhet të kenë më shumë mundësi, ndërsa të vjetrit në politikë si ajo e fitojnë me vota.
Gjylameti shpjegoi se ka një përvojë të gjatë në politikë, e cila është një avantazh që do të përdorë për të maksimizuar votat për PS-në.
Ajo foli edhe për angazhimin e saj në disa zona të Tiranës, duke përmendur Vorën, Kamzën dhe Rrogozhinën, dhe theksoi se do të kontribuojë më shumë për të gjithë banorët e kryeqytetit.
Blerina Gjylameti: Nuk jam surprizuar që jam në listë të hapur. Kam eksperiencë politike. Të rinjtë duhet të kenë diskriminim politik në listat për kandidatë për deputetë. Ne kemi vite në politikë dhe ky është avantazhi ynë. Unë do të jap kontributin tim për të maksimalizuar votat për PS-në.
Unë kam qenë në qarkun Tiranë dhe kam qenë fizikisht edhe në Vorë, në Kamëz, Rrogozhinë etj. Në këtë mandat do kem të bëj më tepër për të gjithë banorët. Jam e bindur se do të jem deputete dhe PS do të fitojë mandatin e katërt. Ne kemi ekip që patjetër do fitojë. Unë do loboj edhe për gratë dhe të drejtat e tyre, unë do të luftoj që gratë të gjejnë mbështetje tek shteti shqiptar. PS po punon për reformën e pensioneve. Duhet të mos harrojmë edhe rininë.