Hapësire reklamuese

Politikë

Rama "dorë-lëshuar" me administratën, tregon debatin me ministrin: Mos i kontrolloni orarin kur vijnë, prioritet nënat me fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Rama "dorë-lëshuar" me administratën, tregon debatin me
Kryeministri Edi Rama

Diën e sotme është prezantuar plani i Motivimit të Administratës Publike. “Paketa e Motivimit për Administratën” përfshin, rritjen e pagave për vitin 2024, fleksibilitetin e orarit në punë, vlerësimin e performances së punonjësve si dhe një seri masash mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në Administratë dhe trajtimin e punonjësve.

Gjatë prezantimit ka mbajtur fjalën dhe kreu i qeverisë Edi Rama i cili thotë se modernizimi i administratës është thelbësore pasi ndikon në rritjen cilësore të aftësive të shtetit shqiptar në shërbim të interesave të vendit dhe qytetarëve të tij.

Rama tregon se nisma përmban gjera të vogla në dukje, por që bëjnë një ndryshim të madh.

Me nota humori kreu i qeverisë tregon se disa kohë më parë ka bërë debat me një ministër i cili ishte i fiksuar të ruante punonjësit nëse e kalonin orën 8 e një minutë duke iu hequr qefin e punës punonjësve të administratës.

Nisma përmban gjëra të vogla që mund të ishin bërë edhe më parë, por që bëjnë ndryshim të madh.

Kam bërë debat me një ministër që e kishte fiksim të kapte punonjësit në orën 08:00, nëse do e kalonin orën 8 e 1 minutë. Për mua ishte e rëndësishme që të ndiheshin si pjesë e një pune të përbashkët dhe jo si pjesë e një rutine me një disiplinë formale, që ta heq qefin e ditës së punë që në momentin që të numërojnë te dera, a thua se në 8 e 1 minutë do niset raketa për në hënë.

Pra fleksibiliteti në orarin e punës është jo vetëm normal, por sot është i mundur edhe për një arsye tjëtër: Më parë ka qenë edhe e pamundur ta mendoje për shkak të një numër të madh punonjës të angazhuar drejtëpërdrejtë me qytetarët.

Por tani nuk është e domosdoshme pasi ne nuk kemi më sportele, përveç atyre që është e pamunur të mbyllen, si gjendja civile se nuk ka ende një martesë online, do vijë së shpejti." - tha Rama.

Gjithashtu paketa përmban një plan të mirëmenduar për të lehtësuar nënat me fëmijë:

"Për shembull nënat me fëmijë nuk ka nevojë të vinë në orën 8:00, sepse kanë nevojë të çojnë fëmijët në kopësht dhe shkollë, gjithashtu tiu jepet mundësia të shkëputen për pak për të shkuar të marrin fëmijët apo të kujdesen për një prind, vjehrr.

Ky plan po aplikohet gjithmonë edhe më shumë në Europë sepse mirëqenja shpirtërore është e rëndësishme.   Kushdo që i dëgjon po mendo se flas për seksin e engjëjve sepse shumëkush jeton me idene e një administrate që është një çerdhe njerëzish që lëvizin lëkë nga një xhep tek tjetri, që mendojnë vetëm të vjedhin."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese