
Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Belsh shkëmbeu batuta me një djalë të ri pasi vuri re që ai nuk po e ndiqte me vëmendje.
Kreu i qeverisë u shpreh se i riu e kishte mendjen në telefon për të parë se çfarë po i thoshte zoçka, referuar një vajze me të cilën po fliste.
Kryeministri Rama u shpreh se pjesëmarrja dhe aktivizimi i të rinjve ka një rëndësi të veçantë ndërsa shtiu se duhet të jemi të bashkuar për të realizuar gjëra të mëdha.
"Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek? Unë i thashë zogut… se ai po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka, që është shumë e rëndësishme – por është edhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment."-tha Rama.
Sondazh
Poll