Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë, ku thotë se 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 227 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Sondazh
Poll