Hapësire reklamuese

Politikë

Ralf Gjoni del nga SPAK pas tre orësh: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore

Shkruar nga Newsbomb
Ralf Gjoni del nga SPAK pas tre orësh: Dëshmova për kohën
Ne foto: Ralf Gjoni

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka lënë ambientet e SPAK, aty ku dhe ndodhej që prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat Gjoni, duke refuzuar të japë më tepër detaje lidhur me çështjet për të cilat u pyet nga Prokurorët, ish-deputeti tha se ka dhënë dëshmi si person në dijeni gjatë periudhës që ka mbajtur pozicione shtetërore.

Teksa ka përjashtuar kategorikisht mundësinë që emri i tij të jetë në dosjen e Ilir Metës, Gjoni theksoi se SPAK nuk ka asnjë arsye për ta hetuar atë dhe nuk beson se do të thërritet sërish nga organi i akuzës.

“Ti e di para meje se unë nuk kam të drejtë të diskutoj. Jam pyetur për funksionet, për disa funksione mund të them. Vetëm kaq mund të them. Si shtetas në cilësinë të angazhuarit në angazhimet dhe pozicionet shtetërore. Jo, jo si person në hetim. Ju e dini që nuk ka ndonjë arsye për të më hetuar mua.

Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Ilir Meta, pasi unë skam pasur kontakt kur Meta ka qenë në presidencë. Nuk ka arsye të më thërrasin e njëherë tjetër”, tha Gjoni shkurtimisht për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK.

Kujtojmë se në vitin 2019 Gjoni u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka qenë i 11-ti në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së kërkoi të përfitojë mandatin e deputetit.

Në zgjedhjet e vitit 2009 ai u bë zëdhënësi i fushatës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, tani PL, e cila drejtohej nga Ilir Meta.

Që nga vitit 2012 ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të LSI-së, ndërkohë ka mbajtur edhe postin e Këshilltarit të Ilir Metës, kohë kur ky i fundit ishte kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese