Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rai3 “nuk e trondit” miqësinë e Ramës me D’Alemën, shfaqen të dy në krah të Osmanit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Rai3 “nuk e trondit” miqësinë e Ramës me
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama në këto momente është pritur në audiencë të veçantë nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo që bie në sy është se në krah të kryeministrit shqiptar është edhe Massimo D’Alema, një prej politikanëve influentë në Itali, por që për Ramën, sikurse u shpreh ai në një intervistë për Report në Rai3, është edhe “mentor” i kryeministrit.

Në investigimin e Rai3, D’Alema pasqyrohet si një përfitues i kontratave në Shqipëri nga raporti i miqësisë që ka me Edi Ramën.

“Unë me D’Alemën kemi folur për biznes? Ju lutem mos e përfshini D’Alemën në këtë baltë” ishte konstatimi i kryeministrit për gazetarin e Rai3.

Pavarësisht kësaj, D’alema u bë pjesë e investigimit. Por Rama duket se nuk ka “dëgjuar” nga ai “vesh”. Ndaj sot, së bashku me D’Alemën u paraqit në Prishtinë në selinë e presidencës, për të festuar 25 vjetorin e Pavarësisë. Në Prishtinë gjendet një tjetër mik i Edi Ramës, ish kryeministri Britanik Tonny Blair, një prej njerëzve më influencë për pavarësinë e Kosovës.

Massimo D’Alema ka qenë kryeministër i Italisë në kohën e bombardimeve të Natos kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës. “Është një nga ndërhyrjet më të drejta që ka bërë NATO. Lufta ishte aty. Nuk e çuam ne” ka thënë më parë D’Alema për këtë ndërhyrje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese