
Qytetarët e Tiranës janë zgjuar mëngjesin e kësaj të premte me thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’iu bashkuar protestës të së shtunës.
Në xhamat e automjeteve të tyre gjendeshin të vendosura broshurat përmes të cilave ftoheshin të gjithë qytetarët që ditën e nesërme, 8 shkurt në orën 17:00 të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet nga opozita para ambienteve të Kryeministrisë.
Përpos, datës dhe orës në këtë broshurë demokratët kanë vendosur dhe arsyet se pse shqiptarët duhet të bëhen pjesë e protestës të 8 shkurtit.
Protesta e se nesërmes për ish-kryeministrit Berisha do të jetë më madhështorja. Sipas asaj që ai ka thënë më herët protesta do të jetë një tubim madhështor në të cilën populli shqiptar dhe qytetarët do të jenë në shesh si dëshmitarë të agut të fitores.
“Kjo do të jetë një protestë madhështore në të cilën populli shqiptar, qytetarët e Tiranës zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores. Tani ka vetëm 1 fjalë, fitore dhe kjo fitore nuk ndalet më. Ju po të vini re palën tjetër është në autodigjestian, ripërtyp dhe përtyp mashtrimet veta, mbulon krimet e veta.
Po ta dëgjosh Ramën, çdo ditë ripërtyp gënjeshtrat e tij. Diaspora nuk do ju dëgjojë emrin, me dhjetra takime të tyre dështojnë. E kanë kuptuar se nuk kanë gjë në vijë. Një qeveri që nuk ka program, që merr një tezë time të vitit 2012 dhe e shtron në program. Unë nuk bëhem xheloz për të, por tregon sterilitetin e saj”, ka thënë Berisha më herët.