Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria njofton mbylljen e sezonit turistik, bilanci: Ja sa turistë kanë hyrë në Shqipëri nga janari në shtator

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria njofton mbylljen e sezonit turistik, bilanci: Ja sa turistë
Mirela Kumbaro

Qeveria ka njoftuar përmbylljen e sezonit turistik 2024 në takimin vjetor dhe ka bërë bilancin e numrit të turistëve që kanë hyrë në territorin shqiptar nga janari në shtator. Gjithashtu, sot është prezantuar dhe Strategjia e re Kombëtare e Turizmit nën vizionin e Shqipërisë turistike 2030.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka bërë një pasqyrim të bilancit vjetor të sezonit turistik 2024 duke theksuar se ky sezon pothuajse ka arritur rekordet e sezonit të kaluar për nga numri i vizitorëve, përkatësisht 9.7 milionë vizitorë nga janari deri në shtator.

9,7 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm,” ka thënë Mirela Kumbaro.

Kumbaro e ka cilësuar një sukses promovimin e trashëgimisë kulturore duke treguar shifrat e vizitorëve të shtrira në hapësirë, përmendur këtu numër të lartë turistësh në zonat e mbrojtura dhe në sitet e kulturës.

Kemi zbuluar rrugën për të pasur turizëm të shtrirë në kohë dhe në territor dhe këtë e tregojnë 4.5 milionë vizitorët e zonave të mbrojtura gjatë vitit 2024 apo 1 milionë vizitorët e siteve të kulturës, falë punës së mirë që është bërë në promovimin e trashëgimisë kulturore. E tregojnë gjithashtu 270 ofertat në agorturizëm dhe kërkesa shumë e lartë për të qenë në këtë treg, ndërsa falë strategjisë së Agorturizmit, synimi është që potencialet e këtij sektori të përkthehen në 1000 njësi deri në vitin 2030,” thotë ministrja në fjalën e saj.

Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro ka treguar planin strategjik që ka mbështetur avancimin turistik vendor dhe bazat e ndërtimit të promovimit.

Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe Ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik,” ka thënë Kumbaro.

Ndërkohë në fjalimin e mbajtur, Kumbaro ka shtuar se një rregullore e re do të prezantohet brenda muajit tetor për për menaxhimin e plazheve, pasi shezllonet nuk duhet të trajtohen si fitimi kryesor i një biznesi por si aset shtesë për të plotësuar kërkesat e akomodimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese