Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Qëndro i vendosur...”, Meta uron festën e Fitër Bajramit me një citat nga Kurani

Shkruar nga Newsbomb
“Qëndro i vendosur...”, Meta uron festën e Fitër
Kreu i PL, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka përcjellë një mesazh ndryshe, duke shkëputur një citim nga Kurani, ku thuhet: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje”.

Postimi i plotë i Metës:

"Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.” - Kuran

Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh! ????????????

Me përmbylljen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara, për çdo besimtar mysliman!

Shëndeti, lumturia, mirësia, mbarësia dhe paqja e Zotit qofshin gjithmonë në familjet shqiptare!

Le të mos harrojmë një nga mesazhet më të rëndësishme të betejës së Bedrit, se është vetëm ndjekja e rrugës së drejtë ajo që sjell fitoren e së mirës.

 "Zoti i Plotfuqishëm ju jep fitore edhe grupeve më pak të pajisura dhe ju jep atyre ndihmën e drejtpërdrejtë. Zoti me ndihmën e vet e forcon kënd të dojë. Kjo, me të vërtetë, është këshillë për largpamësit.” Kuran.

Nuk ka begati pa sakrifica ndaj "Nxitoni në punë të mira!", siç na porosit edhe Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të)!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese